Fadil Vokrri futbollisti me i dalluar kosovar i asaj kohe ishte kerkuar edhe nga Juventus , por fati nuk ishte ne anen e tij .Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Miroslav Blazhevic, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.Per me shume flet edhe vet tashme kryetari i FFK-se :
"Juventus ? Do kisha pasur shume dëshire te luaja me Juventus në kohën kur më kërkuan në 1987. Atë vit u shpalla lojtari më i mire i Jugosllavisë 20 milionëshe. Arsyeja që nuk u arrit një gjë e tille ishte sepse me ligjin e atëhershëm te Jugosllavisë, për mobilizim ushtarak, asnjë lojtar nuk lejohej të shitej jashtë shtetit pa mbaruan shërbimin ushtarak. Mosha maksimale ishte 27 vjeç. Unë ne atë kohe isha 27 dhe pa e kryer shërbimin ushtarak. Ashtu ishte ligji i atëhershëm dhe në fund të fundit ashtu ishte realiteti. Me vjen mirë për koleget e mi futbolliste te sotshëm ( them kolege sepse akoma ndjehem futbollist) që nuk kanë pengesa te tilla."
Home »
» Fadil Vokrri : " Juventus me kerkoj por ... "
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !