
Në sezonin e fundit të Gabbettos tek Juventusi, erdhi në Torino një shqiptar mjaft i zoti, por edhe mjaft simpatik: Riza Lushta. Nuk ishte një qendër sulmues, por një mesfushor krahu që shënonte shumë gola. Ambientimi i shqiptarit tek Juvja ishte shumë i shpejtë dhe i bukur; ai debutoi me Juven në moshën 22 vjeçare, dhe ishte një lojtar që mund të bënte më shumë se dy role në fushë, dhe kishte një fizik të fuqishëm dhe ishte një atlet i zoti, gjithmonë në shërbim të skuadrës. Ai nuk pati probleme më përshtatjen ndaj skuadrës, siç kanë disa futbollistë në fillim, kur shkojnë në një ekip të madh. Ai u përshtat mjaft mirë me taktikat e reja të Juves dhe shumë rrallë u dëmtuar. Ja se çka thënë ai në një intervistë
“Unë kam lindur në Mitrovicë, që kur isha fëmijë, prindërit e mi më morën në Tiranë, dhe këtu jo vetëm u rrita, por nisi edhe fati i mirë. Në Tiranë deri në klasën e katërt ndiqja shkollën për bujqësi, por pasioni im për futbollin ishte më i madh se gjithçka tjetër, kështu që shkova tek ekipi “Sport Club”, ku pata fatin të gjeja një trajner të mirë të shkollës hungareze”.
Lushta diti të shkrihej me ambientin instiktivisht dhe diti, mbi të gjitha, të konservonte personalitetin e tij natyral, atë të goleadorëve të mëdhenj. Luajti vetëm tre sezone të bardhezinjtë, por fitoi simpatinë e pakufishme dhe të pakushtëzuar të tifozëve. Ishte baraz, si lojtar klasi, me të tjerë shokë të repartit, që quheshin Bo, Borel II, Gabetto e Colaussi. Në sezonin e tij të parë, Lushta realizoi vetëm nëntë gola, por në sezonin 1941-1942 do të shënonte plot 16 gola dhe në atë pasardhës do të realizonte 17, mes të tjerash, duke pasur nderin të luajë përkrah dy kampionëve të mëdhenj, si Borel e Meazza.
“Sezoni i 1941/42 ishte shumë pozitiv për mua”-, ka deklaruar Lushta, duke theksuar më tej se “edhe pse përfunduam në vendin e gjashtë, por me 16 golat e shënuar, duke u bërë kështu golashënuesi numër një bardhezi, më pas shënova 17 gola të tjerë”, ka deklaruar ai në atë kohë për revistën “Sentimenti III°”. “Si erdha tek Juvja?. Ishte diçka e bukur. Erdha tek Juvja rastësisht. Unë isha në Bari, dhe në maj të vitit 1940, u ndeshëm me Juventusin, duke e mundur 2 me 1, me një golin tim. Atë ditë në tribunë ishte Borel (i mbiqujtar “Flutura”. Ai më ndoqi me vëmendje, duke pyetur edhe se sa paguhesha. Edhe Venezia me Fiorentinën më kërkonin, por presidenti i asaj kohe konti De La Forest këmbënguli shumë për mua”
Djaloshi simpatik shqiptar fitoi me Juventusin Kupën e Italisë në vitin 1942, duke qenë edhe shënues dhe hero në finale kundër Milanit. Kuezinjtë u mundën 4 me 1, dhe Lushta realizoi tre gola spektakolar. “Ah çfarë dite! Shënova tre herë unë. Më pas shënoi “Ciçio” Sentimenti me penallti. Pastaj nuk kishim ç’të vuanim më. Lozja në krah, dhe nuk limitohesha të vrapoja kudo dhe të merrja topin. Jam krenar që luajta përkrah legjendave si Meazza, Borel, Locatelli, etj. Dhe mbi të gjitha me Gabetton dhe Colaussin. Me atë mbrotje që kish pas krahëve, ishte e natyrshme të shënoim aq shumë të gjithë në sulm, Parola ishte i jashtëzakonshëm”, kështu e mbyll intervistën Lushta.
Rizai luajti 95 takime me fanellën bardhezi, duke shënuar 55 gola. Ishte viti 1940 kur Riza Lushta u thirr për stërvitje nga Kombëtarja Italiane, asokohe dy herë Kampione e Botës.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !