Headlines News :
Home » » Juventus fans story ( Shqip ) "Kush jemi ne ? "

Juventus fans story ( Shqip ) "Kush jemi ne ? "

Written By Rilind Drugo on Monday, January 21, 2013 | 11:13 AM

"Themelimi , Binjakëzimi dhe rivaliteti i tifozeve Juventin "

Grupet e para të tifozëve të Juventus u krijuan në vitet shtatëdhjetë. Te parat ishin dy grupet e ashtu quajtura Venceremos ed Autonomia Bianconera.
Grupi historik FIGHTERS u themelua nga Beppe Rossi i cili ishte kryesori ne mesin e tifozeve ultras me te suksesshem. Ky grup ishte pjesa me e rendesishme e Curva Filadelfia deri në fund të viteve 1980.
Pas vitit 1980 u formuan nen grupe te tjera si Gioventù Bianconera, Area Bianconera, Indians dhe Viking ( i themeluar ne Milano ).
Keto grupime u kombinuan me emrin Nucleo Armato Bianconero (N.A.B.) nje grup kryeshist nga genoa i vetmi grup juventin qe krahasohej me huliganet. gjatë kësaj periudhe ultrasit per here te parë udhetuan jasht vendit (në Liege në vitin 1983).
Në vitin 1987, si pasojë e përleshjeve në Firence me tifozet e Fiorentinas , grupi FIGHTERS u shpërbë.

Shumica e udhëheqësve të ketij grupi, në partneritet me grupet e tjera të Curva Filadelfia (Indians, Gioventù Bianconera)formojne së bashku një nen grup të ri të quajtur A Clockwork Orange (frymëzuar direkt nga filmi i rwgjisorit Stanley Kubrick ). Natyra e dhunshme e filmit do të detyrojë grupin të ndryshojë emrin e saj për të DRUGHI.
Drughi mbetet grupi më i madh i tifozëve të Curva Filadelfia me rreth 10 000 antare ne vitet 1988 - 1996.Në vitin 1993, një grup i tifozëve Drughi moren iniciativen te rifillojne riformimin e grupit historik FIGHTERs.

Për katër vjet këto dy shoqata kontestojnë supremacinë ne CURVA SCIREA , dhe në vitin 1997 u largua nga skena Drughi, duke e lejuar te formohet Black and White Fighters Gruppo Storico 1977 . Kështu, grupi historik i tifozëve të Juventus Football Club u ri-themelua njëzet vjet pas krijimit të saj.
Pas ketyre grupeve formohet edhe nje grup nga Irriducibili Vallette.- krijuar në vitin 1990 nga një grup i tifozëve të zonës se Torinos te quajtur VALLETTE e cila vendoset ne Curva Nord te Delle Alpit ku ky gr. nuk pati jetgjatesi te madhe dhe pas disa vitesh shuhet.

Aktualisht, mbështetësit e Juventusit janë të ndarë në grupe të ndryshme të organizuara si Drughi - grupi më i madh i juves me Curva Scirea , i cili u kthye zyrtarisht me 13 shkurt 2005 pas paraqitjes së tij të fundit 22 Maj 1996. Viking Juve, Tradizione Bianconera, Antichi Valori, Genova, Asti, Ponente, Magenta, Nucleo 1985, Gruppo Marche 1993), Bravi Ragazzi (gupe te formuara nga ish Irriducibili).
Grupi Fighters ndryshon emrin ne Tradizione Bianconera e "Antichi Valori"

Tifozet e Juventus nuk kan binjakëzim zyrtar me tifozët tjere italianë , kjo eshte e bukura qe e ben te vecante tifozet biankoner te cilet jane te vetmit ne itali qe nuk kan binjakezim me tifozet e tjere ne Itali . 
Juventus ka vetem jasht vendit binjakezim me tifozet e tjere.Jashtë vendit ka marrëveshje binjakëzimi me tifozët e organizuar holandez te DEN HAG , pastaj me polaket Legia Varsavia si dhe Në vitin 2011, ai ka përforcuar miqësinë me tifozet e klubit te Nots Contry te cilet kubi juventus qe nga viti 1903 mori ngjyrat e ketij klubi BARDH E ZI .

Rivaliteti : Tifozeria e Juventus eshte rivale me te gjitha tifozerite e tjera ne itali , por ato me kryesoret dhe me rivalet jane Torino te njejtit qytet ,dikur pas viteve te 60ta fillon rivaliteti me tifozet e Milan edhe pse për një kohë të gjatë të dy kompanitë kanë mbajtur marrëdhënie të mira sportive mes vete.

Pastaj ne vitet e 80ta filloj nje rivalitet dhe nje urrejtje e madhe me tifozet e Fiorentines e lidhur kryesisht per luften se cila po e merr scudetton e vitit 1981-82 nga ai moment e deri me sot urrejtja e rivaliteti vazhdon, dhe me ata te Romes te cilet ne mes te kesaj dekade ishin konkurrent per titull.
Nuk duhet harruar ne fund edhe Interin , ku tashme mund te quhet si urrejtja me e madhe e tifozeve Juventin ndaj atyre , ku tashme jemi deshmitar te asaj cfare ndodhi ne vitin 2006 . Urrejta ishte edhe me pare , por u rrit edhe me shume pas vitit 2006 kur Inter i mori titullin Juves.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. JUVENTUS FC CLUB KOSOVA ( Official ) - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template