Home »
» Del Piero i futet botës së garave me makina
Del Piero i futet botës së garave me makina
Written By Rilind Drugo on Tuesday, January 22, 2013 | 4:07 AM
Alesandro Del Piero është bërë partner i aktorit amerikan Patrik Dempsi për të krijuar një skuadër të re automobilistike që do të marrë pjesë në garën prestigjioze 24 orë në Le Mansh.
“Dempsey/Del Piero Racing” tha se ka bërë kërkesë për pjesëmarrjen në garën që zhvillohet në qershor në pistën franceze dhe ku vetë aktori amerikan që merr pjesë në telefilmin e famshëm “Grey’s Anatomy”, do të jetë një nga tre pilotët që do të nisin makinën. Skuadra në fjalë ka bërë të qartë se do të ketë bazën në SHBA, pasi dëshiron të marrë pjesë edhe në garat e këtij lloji që zhvillohen në këtë vend.
Nuk janë zbuluar ende plotësisht detajet financiare të marrëveshjes dhe sa do të kontribuojë secili prej tyre, por duket që Del Piero është i entuziazmuar për këtë risi në karrierën e tij.
“Kam pasur pasion për garat e automobilizmit që fëmijë në Itali. Jam i entuziazmuar që jam përfshirë në një skuadër me Patrik. Presim që të konkurrojmë në një nivel të lartë dhe objektivi ynë kryesor do të jetë fitorja e titujve botëror”, ishin fjalët e ish-kapitenit të Juventusit.
Ironikisht, një nga kundërshtarët e fituesit të Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë do të jetë Fabien Bartez, portieri i Francës të cilit ai i shënoi një nga penalltitë në finale, pasi edhe francezi është pronar i një prej makinave që merr pjesë në garat e Le Mansh.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !