Headlines News :
Home » » "10 VJET PA PRESIDENTIN"

"10 VJET PA PRESIDENTIN"

Written By Rilind Drugo on Wednesday, January 23, 2013 | 4:32 PM

Dhjetë vjet më parë, 24 Jan 2003 presidenti Agnelli vdes. Per ata qe e kan njohur , për ata që e panë atë nga larg, për ata që e vlerësuan stilin e tij, ajo ditë mbetet e pashlyeshme.
Secili prej nesh ka bere dicka per 24 janar 2003,ate dite ai vdic qe te pushoj i qete. Ai ka qene historia e Italise dhe e Juventusit. Eshte e pa mundur te mbetesh indiferent ndaj dashurise se avokatit, pasionit te tij ,stilit te tij,  dëshirën e tij për Juventusin dhe fjalët që ishin gjithmonë në vendin e duhur në kohën e duhur.

Frazat e tij edhe sot ne ditet tona jane te pranishme dhe shume te famshme .Per tifozet e Juventusit , per njerzit qe i takojne Juventusit ai ende eshte gjalle ne kujtesen e secilit prej nesh.Mungon kapaciteti i tij per ti mbrojtur ngjyrat bardh e zi. Mungojne polemikat e tij , si me te famshmet qe jane me Peppino Prisco e Dino Viola, ne kete sens mungon edhe deshira e tij e pa pritur ne merkato qe shkelqente gjithmone duke sjelle yje ne skuader i cili endrren e bente realitet duke dhuruar gjithmone kampion.

Për fat të mirë, duhet falenderuar Familjen e madhe Agnelli ,qe sot shpirti biankoner jeton akoma ne Andrea Agnellin qe eshte ne gjendje ti marr frenat e kompanise dhe ta kthej atje ku i takon te jete Juventus.Kjo trashigimi qe percjellet brez pas brezi  nuk është një detyrë e thjeshtë, por sfiduese që kërkon punë te vështirë.

Shpresa jonë është që Andrea mund të vazhdojë të ketë sukses si babai i tij dhe gjyshi. Në ndërkohë, ne duam të kujtojmë avokatin me disa nga frazat e tij, sepseështë e mirë për ta kujtuar një gjë të vogël  sepse vetëm duke ditur të mëdhenjtë e kaluares   ne  mund të kuptojme  më mirë të tashmen.

Avokati në frazat e tij të famshme duke thene : " Boniperti thot Juvja e tij ka fituar shume ? Po eshte e vertete , por pse nuk shkon ne Real Madrid  e ti shoh trofete e Realit ? E verteta eshte se Juventus nuk duhet te shikoj mprapa , por te mendoj gjithmone per suksesin qe vjen "

"Fiton Juve ose fiton me i miri ? Jam shume me fat .Shpesh keto dy gjera perputhen"

(Dita pas finales se kupes se kampioneve 1982-83 Hamburg1-0 Juventus ) ai thot : " Asgje nuk ka ndodhur , keta gjerrman kan mesuar te lexojne dhe te shkruajne"

"Sepse Juventus tashme pas nje shekulli te historise eshte bere nje legjende.Nje legjende qe ka lindur ne nje shkolle te mesme te Torinos  dhe qe perfundoj duke fituar  nente , dhjete milion tifoz ne Itali dhe natyrisht edhe shume tjere jasht vendit , nje emer nje fanelle dhe gjyrat me te njohura ne gjithe boten "

Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. JUVENTUS FC CLUB KOSOVA ( Official ) - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template